Ronaldo “heroi” i Juventusit, i jep skuadrës fitoren ndaj Udineses (VIDEO)

Juventus ka bërë përmbysjen në fundin e ndeshjes ndaj Udineses.

 

“Zonja e Vjetër” ishte në disavantazh 0 – 1, por falë Cristiano Ronaldos ia dolën ta përmbysin në 1 – 2.

Molina fillimisht zhbllokoi rezultatin pas asistimit të De Paul (10′).

Ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo që barazoi rezultatin duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (82′).

Ronaldo nuk u ndal me kaq, duke i dhënë fitoren “Bianconerëve” në minutën e fundit të ndeshjes (90′).

Me këtë fitore, Juventus ngritët në pozitën e tretë me 69 pikë, derisa Udinese zë vendin e 11-të me 39 pike.


Shtuar 2.05.2021 20:16