Roma tërhiqet nga trofeu Gamper, kryeqytetasit njoftojnë zyrtarisht vendimin

Roma njofton se ka tërhequr pjesëmarrjen në trofeun Gamper, të planifikuar në Barcelonë më 6 gusht 2022.

“Vendimi rrjedh nga nevoja për të ndryshuar planin e miqësorëve të verës, për të krijuar kushte sa më të mira pune, në funksion të sezonit të ardshëm, për ekipin e parë të klubit për meshkuj dhe femra.

Të dyja skuadrat do të vazhdojnë rrugën e tyre përgatitore përmes angazhimeve të tjera, më pak ndikuese në udhëtim, të cilat do të komunikohen sapo të përcaktohen.

Falenderojmë Barcelonën për ftesën, të cilës klubi i uron vazhdimin e mirë të përgatitjeve verore.”, është shprehur Roma përmes njoftimit zyrtar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.06.2022 22:11