Kurti: S’ka dialog me Serbinë pa e njohur Kosovën, s’e kemi dëmtuar kurrë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se ai nuk ka qenë kurrë kundër dialogut me Serbinë në parim, por kërkon që kjo gjë që ndodhë pa kushte. I ftuar në Çim Peka Live”, Kurti tha se kush për nisjen e marrëveshjeve është njohja reciproke. Kurti është shprehur se Kosova nuk e ka dëmtuar kurrë Kosovën. Ai ka shtuar se ka marrëveshje që ka trashëguar që janë në dëm të Kosovës.

Pjesë nga biseda:

Çim Peka: Po e filloj menjëherë me atë çfarë pretendojnë kritikët tuaj. Në shumicë thonë se Albin Kurti fitoi mbi 50% si populist dhe sot ka hequr dorë nga gjithçka. Nga një i burgosur politik, po ‘burgos’ idetë e tij populiste në lidhje me Dialogun me Serbinë dhe për bashkimin kombëtar. Unë po e filloj vetëm me Dialogun. Nga 5 lloj kushtet të panegocioueshme për bisedime me Serbinë, zero kushte thonë kritikët tuaj zoti Kurti, s’ka njohje nga Serbia, s’ka ndryshim të Kushtetutës, s’ka kërkim falje për krimet, s’ka kthim të të pagjeturve, s’ka zhdëmtim, s’ka as dorëzim të kriminelëve serbë, s’ka kthim të depozitave, s’ka kthim të fondit pensional e kështu me radhë. Shumë kushte- asnjë i realizuar ndërkohë që Dialogu vazhdon. Pse hoqët dorë?

Albin Kurti: Së pari, unë s’kam qenë dhe as jam populist. Unë konsideroj që shoqëria, populli, nuk janë një totalitet organik ku me një fjalë, shprehje apo fjali a frazë i përmbledh të gjithë. Në shoqëri, në popull, ka klasa, ka interesa të ndryshme, mirëpo natyrisht që ne kemi fituar shumicën dhe në këtë mënyrë Kosova ka bërë një hap cilësor të demokratizimit të saj. Edhe sipas Transparent International, edhe sipas Reporterëve pa Kufij, edhe në aspektin e luftimit të krimit dhe të korrupsionit, edhe në aspektin e lirisë së medias, Kosova është ngritur për 17 vende. Kjo nuk i ndodh populistëve, kjo i ndodh demokratëve.

Së dyti, në vitin 2014, ne kemi thënë që nuk jemi kundër Dialogut në parim, por jemi kundër Dialogut pa parime. Unë besoj se bisedimet që kemi me Serbinë, ndërkohë që nuk mund të thuhet që kemi arritur marrëveshjen e synuar janë bisedime ku ne jemi palë dhe jo temë. Në është më Kosovë, temë si dikur por gjithashtu kemi një ‘ndryshim tektonik’ për sa i përket këtyre bisedimeve meqenëse nuk është më njohja e Serbisë në fund të procesit, teksa ajo na merr neve kompromise e koncensione, por në qendër të marrëveshjes së ardhshme ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, e kemi njohjen reciproke.

Peka: Z. Kryeministër, më falni që ju ndërpres; ju e zëvendësoni fjalën kusht, me parime. Ju keni folur në atë kohë për kushte. Pse jeni i bindur se bisedimet nga ish-pasardhësit tuaj ishin ‘pa parime’ dhe tuajt janë ‘me parime’? Dakord, po e pranojnë zëvendësimin e fjalës ‘parim’ me ‘kusht’, por nuk janë parime këto, janë kushte në fakt. Por gjithsesi, pse ju paskeni parime dhe ata s’kanë pasur parime?

Kurti: Në vitin 2011, kur kanë filluar Dialogun njëherë Teknik dhe pastaj Politik, kanë bërë 33 marrëveshje! Unë nuk kam thënë që secila prej këtyre marrëveshjeve është e keqe, por kam kundërshtuar shumë Asocionin e Komunave me Shumicë Serbe apo ‘Zajednicën’; kam kundërshtuar shumë ‘Fusnotën’ dhe kam kundërshtuar edhe disa marrëveshje të tjera. Kemi thënë që do të bëjmë rishikimin e këtyre marrëveshjeve dhe në fakt ne po bisedojmë duke pasur parasysh një rishikim që ne ia bëmë. Kurrë Kosovës nuk i është përmirësuar imazhi sa këto 1 vi e tre muaj që jemi në qeverisje dhe me këtë rast, për asnjë moment nuk e kemi dëmtuar Kosovën.

Kemi pak trupa të të zhdukurve me dhunë të kthyer në Kosovë, mirëpo kaq trysni mund të bëjmë ne duke lëvizur edhe faktorët ndërkombëtarë karshi Serbisë. Pra, do të dëshiroja që gjendja të ishte më e mirë, por nuk e kam dëmtuar Kosovën në asnjë moment, ndërkohë që marrëveshjet që kam trashëguar njëmend janë dëmtim i Kosovës.

Shtuar 27.06.2022 22:16