Roma fshihet përfundimisht si opsion për Granit Xhakën, kryeqytetasit vihen pas ylli të Dortmund

Xhaka ishte zgjedhja e parë e Mourinhos që nga koha kur arriti te Roma, por Arsenal refuzoi disa propozime dhe së fundmi trajneri Mikel Arteta konfirmoi se nuk largohet.

Sipas Calciomercato dhe Bild, shënjestra tjetër e Romës do jetë Delaney që është në fundin e kontratës me Dortmundin.

Vlera e lojtarit është 10 milionë euro, por duke marrë parasysh që ka një vit në kontratë, Roma shpreson ta kompletojë transferimin për më pak.

Danezi ka shënuar 60 gola për shtetin e tij duke iu ndihmuar të kualifikohen deri në gjysmëfinale të “Euro 2020”.

Ndërkohë, edicionin e kaluar me Dortmund shënoi një gol dhe dhuroi pesë asistime në 34 ndeshje.


Shtuar 2.08.2021 17:51