Shpërthen një dron në veri të Gazës, humbin jetën dy ushtarë izraelitë

Dy ushtarë izraelitë kanë vdekur në veri të Rripit të Gazës, pasi një dron i vogël i përdorur prej tyre gjatë një operacioni ushtarak u rrëzua dhe shpërtheu disa minuta më vonë.

Të lidhura

None found

Forcat izraelite bëjnë të ditur se viktimat ishin rezervistë 24 dhe 23 vjeç, të angazhuar në Batalionin 7007 të Brigadës së Jerusalemit. Dy ushtarët po përdornin dronë FPV, mjete që mund të shërbejnë për transportimin e eksplozivëve ose sulmin ndaj objektivave.

Incidenti u regjistrua të enjten pasdite, në një pikë ushtarake të vendosur brenda zonës së sigurisë në pjesën veriore të Gazës. Të dhënat e para të hetimit tregojnë se njëri prej dronëve përfundoi detyrën, ndërsa tjetri u rrëzua gjatë ngritjes për një shkak që ende nuk është sqaruar.

Pas rrëzimit, dy ushtarët iu afruan pajisjes së dëmtuar dhe e morën atë. Droni shpërtheu në atë çast, duke i plagosur rëndë të dy. Ata u dërguan në spitalin Barzilai në Ashkelon, por mjekët nuk mundën t’u shpëtonin jetën.

Si pasojë e ngjarjes, ushtria izraelite vendosi të ndalojë përkohësisht përdorimin e dronëve të vegjël që janë në gjendje të mbajnë ose të hedhin eksplozivë. Pezullimi përfshin edhe dronët vetëvrasës dhe pajisjet e përdorura për hedhjen e municioneve.

Autoritetet ushtarake po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat që çuan në rrëzimin dhe shpërthimin e dronit.


Shtuar më 25.09.2026 09:59

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel