Roma feston ditëlindjen e Mourinhos, “Special One” copën e parë të tortës ia jep këtij lojtari

Një duartrokitje e madhe në dhomat e zhveshjes , më pas një përqafim me disa nga lojtarët e tij dhe torta e ditëlindjes.

Jose Mourinho sot festoi ditëlindjen e tij të 59-të dhe këtë e bëri edhe në Trigoria, së bashku me skuadrën e tij. Trajneri u prit në dhomat e zhveshjes nga i gjithë ekipi, stafi dhe drejtuesit i dhanë një duartrokitje e madhe, më pas Mourinho fryu qirinjtë në tortën e Giallorossi dhe përshëndeti disa nga lojtarët e tij.

Feta e parë e tortës shkoi për kapitenin e saj Lorenzo Pellegrini , më pas një dolli me verë të gazuar për të përmbyllur momentin special. r.t/albeu.com


Shtuar 26.01.2022 14:58