Rodri synon kalimin në Madrid, Reali përcakton shumën për transferimin e spanjollit

Real Madridi po vijon përpjekjet për të siguruar shërbimet e Rodrit nga Manchester City, ndërsa drejtuesit e klubit kanë vendosur edhe kufijtë financiarë të këtij operacioni.

Të lidhura

None found

Gazetarja Arancha Rodriguez raporton se në klubin madrilen ekziston bindja se mesfushori 30-vjeçar kërkon të kalojë në “Santiago Bernabeu” gjatë kësaj vere.

Vlera që Real Madridi i ka përcaktuar spanjollit varion nga 40 deri në 70 milionë euro. “Los Blancos” mendojnë se marrëveshja me Manchester Cityn duhet të realizohet brenda këtij diapazoni, teksa diskutimet ndërmjet klubeve janë ende duke vazhduar.

Gjatë gjithë afatit kalimtar, Rodri ka qenë mes objektivave kryesorë të Real Madridit. Trajneri Jose Mourinho raportohet se dëshiron një futbollist me karakteristikat e tij për të fuqizuar repartin e mesfushës në sezonin e ri.

Ndonëse palët nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët, kampi madrilen vazhdon të shfaqë optimizëm të madh. Vullneti i lojtarit për t’iu bashkuar Real Madridit konsiderohet një faktor që mund të ndikojë ndjeshëm në përfundimin e transferimit.

Bisedimet pritet të vijojnë në ditët e ardhshme, me Real Madridin që kërkon të arrijë kompromis me kampionët e Anglisë dhe të realizojë një prej lëvizjeve më të rëndësishme të kësaj vere.


Shtuar 2.08.2026 11:58

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort