Një set i ri fotografik e ka vendosur sërish Bianca Censorin në qendër të vëmendjes së mediave dhe ndjekësve. Në imazhe, ajo shfaqet pranë bashkëshortit të saj, Kanye West, e veshur me një krijim transparent të markës Yeezy.
Të lidhura
None found
Seti është realizuar në një parking nëntokësor dhe është publikuar në llogarinë e saj në Instagram. Fotografitë janë shpërndarë gjithashtu nga stilisti dhe fotografi Gadir Rajab, i cili i ka shoqëruar me mbishkrimin: “Vala e të nxehtit në Europë”.
Në një prej fotove, australiania 31-vjeçare pozon krah Kanye West. Bianca paraqitet me një veshje transparente, tashmë karakteristike për stilin e saj, ndërsa reperi ka zgjedhur një kombinim tërësisht të zi dhe syze dielli.
Vetëm pak ditë më herët, çifti ishte fotografuar në klubin e natës Circoloco në Ibiza, ku Censori kishte të njëjtën paraqitje. Këto dalje ndodhin pak përpara performancës së planifikuar të Kanye West në Madrid.
Veshjet e Bianca Censorit kanë shkaktuar vazhdimisht diskutime në rrjetet sociale, ku shumë persona kanë ngritur dyshime se vendimet e saj për stilin ndikohen nga bashkëshorti.

Në një intervistë për Vanity Fair, megjithatë, ajo i mohoi këto pretendime dhe sqaroi se secila veshje krijohet përmes një procesi të përbashkët krijues.
“Nuk do të bëja kurrë diçka që nuk dua ta bëj”, deklaroi Censori, duke i përshkruar paraqitjet e saj si rezultat të një “bashkëpunimi” me Kanye West.
Ajo nënvizoi po ashtu se marrëdhënia e tyre martesore mbështetet te dashuria dhe jo te interesat personale.
“U martova me të sepse e dua. Nuk u martova me të për të fituar një platformë apo famë”, u shpreh ajo./TAR
