Regragui flet pas përballjes me Kroacinë: Është turp, nuk shfrytëzuam ato pak raste që patëm

Trajneri i Marokut, Walid Regragui foli për mikrofonat e BeIN Sport në fund të ndeshjes kundër Kroacisë.

“Sinqerisht, ne ishim përballë një ekipi të madh. Ata kanë një mesfushë shumë të fortë. Ne u përpoqëm të bashkoheshim, por ndoshta ndonjëherë i respektonim shumë. Në fund ishim të lodhur, por është një rezultat i mirë. Jemi ende në ndeshjen për 1/16-ën, por është turp, nuk shfrytëzuam ato pak raste që patëm dhe bëmë shumë gabime teknike edhe në mesfushë. Kemi edhe katër ditë për të punuar dhe rikuperuar tani”,- u shpreh Regragui për mediat. /h.ll/albeu.com

Shtuar 23.11.2022 15:23