Real Madrid piketon yllin e Bajernit për merkaton e janarit, bëhen gati 50 milionë euro

Real Madridi e ka shumë seriozisht për Alphonso Davies. Konfirmimi vjen mëngjesin e sotëm nga portali “Relevo”, sipas të cilit “Los Blancos” e konsiderojnë anësorin kanadez një nga objektivat e tyre kryesorë për sezonin e ardhshëm.

Ka edhe më shumë, sepse sipas të njëjtit portal, klubi madrilen do të ishte shumë i sigurt në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Bayern Munich për ta blerë Davies në vitin 2024.

Një ofertë prej 50 milionë euro duket se është gati në Madrid për ta bindur klubin gjerman të shesë futbollistin 23 vjecar.

I intervistuar nga “TST Sports” verën e kaluar, Davies shpjegoi se nuk dëshironte të largohej nga kampionët e Gjermanisë: “Thashethemet për transferimin tim? Ka zëra të tillë, por i konsideroj vetëm thashetheme. Kam ende dy vite nga kontrata ime me Bayern Munich. Qëllimi im kryesor është të luaj për këtë klub dhe ta ndihmoj sa më shumë që të jetë e mundur”.

Megjithatë, një propozim joshës nga Spanja mund ta ndryshojë mendimin mbi të ardhmen./albeu.com

 


Shtuar 2.11.2023 20:33