Reagon Xhaka pas kualifikimit të Zvicrës në Kampionatin Botëror (FOTO LAJM)

Zvicra bëri mbrëmjen e djeshme një paraqitje shumë të mirë ndaj Bullgarisë duke fituar me rezultatin 4-0.

Zvicerianët morën kreun e grupit pasi Italia mori vetëm një barazim pa gola duke u futur kështu në play-off. Mesfushori me origjinë shqiptare nuk ka mundur dot të luaj pasi është i dëmtuar por frymën e një kapiteni ia ka dhënë ndërmjet një postimi në Instagram duke përgëzuar shokët e ekipit.

“Do të shkojmë në Kampionatin Botëror. Shumë krenar me këtë grup, çfarë viti kemi pasur!”, ka shkruar Xhaka në postimin e tij në Instagram./h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)


Shtuar 16.11.2021 09:32