Rastet e dyshimta në “El Clasico”, Pique zbret në fushë dhe shfryhet ndaj gjyqtarit (VIDEO)

Gerard Pique nuk luajti në “El Clasicon” e dites së sotme, megjithatë shfrytëzoi rastin pas ndeshjes që ti afrohet gjyqtarit kryesor, Gil Manzano për ti thënë diçka.

Sipas “Marca” ai shkoi dhe e kritikoi gjyqtarin sepse kishte vendosur shumë pak kohë shtesë.

Pique nisi të debatojë me gjyqtarin dhe u desh të ndahej nga delegati i ndeshjes, Carlos Naval, i cili i tha të shkojë në dhomat e zhveshjes.

Pique insistonte ti afrohej gjyqtarit me gjithë insistimin e Naval që ai të shkojë në zhveshtore.

Real Madridi fitoi ndeshjen me rezultatin 2-1 dhe u bë lider i La Ligas./


Shtuar 10.04.2021 23:27