Qefalija shpallet “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Skënderbeut: Dinamo do të ruajë ritmin e Evropës edhe në kampionat

Dinamo e ka nisur me fitore javën e dytë të “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Skënderbeun me rezultatin 0-1 në “Elbasan Arena”. Pas përfundimit të takimit, Klevi Qefalija, i vlerësuar si “Lojtari i Ndeshjes”, komentoi paraqitjen e skuadrës.

Të lidhura

None found

“Ishte një rrugëtim i gjatë dhe i bukur në Evropë, edhe pse nuk arritëm të siguronim vendin në grupe. Ne dhamë maksimumin. Në kampionat do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm si në Evropë. Sa i përket aspektit personal, shpresoj të mos kem më ato dëmtime dhe të vijoj përpara.

E kishim analizuar ndeshjen e Vllaznisë kundër Skënderbeut. Plani ishte që të qarkullonim topin sa më shumë në linjat e qendrës. Sa herë që luanim nga krahët, pesë lojtarët e tyre të repartit mbrojtës dilnin për presing. Profesori na kërkoi veçanërisht në këtë sfidë të shfrytëzonim hapësirat. Tre stoperët nuk dilnin shumë dhe udhëzimi ishte që topi të dërgohej në vijën fundore, për të hyrë në zonë përmes kombinimeve ose krosimeve.

Mendoj se Skënderbeu qëndroi në pjesën më të madhe të kohës mbrapa, njësoj si Vora javën e kaluar, duke na e bërë më të vështirë finalizimin. Duhet të tregohemi më cinikë, sepse në sulm kemi cilësitë e duhura”, deklaroi Qefalija.


Shtuar 31.08.2026 23:36

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisartemisbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetartemisbetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbet