Një sfidë e vështirë pas 120 minutave me Pafos”, Glen Daja flet për Përndrecën: Vendimi do të publikohet nga klubi

Dinamo ka triumfuar 0-1 ndaj Skënderbeut në “Elbasan Arena”, në takimin e vlefshëm për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të ndeshjes, për mediat foli zv.trajneri i skuadrës dinamovite, Glen Daja.

Të lidhura

None found

“Kishim pas vetes një rrugëtim të gjatë në Evropë, edhe pse nuk arritëm ta përmbyllnim në mënyrën që dëshironim. Tani duhet ta lëmë atë pas dhe të përqendrohemi te kampionati, pasi ky është realiteti ynë. Fitorja e sotme dhe 3 pikët kanë shumë rëndësi, veçanërisht pas humbjes me Vorën, ku rotacioni ishte bërë përpara ndeshjes me Pafos”, u shpreh Daja.

Ai theksoi se sfida ishte veçanërisht e komplikuar për shkak të lodhjes dhe mungesave në skuadër. “Nuk ishte aspak e lehtë të luanim pas 120 minutave kundër Pafos. Edhe mungesat për shkak të gripit, mes tyre Aliji, na krijuan probleme në ndërtimin e aksioneve nga prapa. Pozicionimi i Vilës ishte pjesë e një plani për manovrën mbrojtëse dhe presingun ultra-ofensiv. Meqë Skënderbeu ndërtonte lojën me 3 lojtarë në prapavijë, menduam t’i përballonim 3 kundër 3”, tha ai.

“Lodhja pati ndikimin e saj, pasi koha në dispozicion për rikuperim ishte shumë e shkurtër. Alhassan hyri në fushë në vend të Ditës, por ai nuk është qendërmbrojtës, ndërsa Hoxhallari u zhvendos në qendër nga krahu i majtë. Na mungoi freskia për të realizuar pasimet vendimtare. Në aspektin e manovrës besoj se funksionuam, por bëmë disa gabime të panevojshme në pasime”, vijoi zv.trajneri i Dinamos.

I pyetur për tratativat Ballsh-Tiranë dhe një afrim të mundshëm në momentet e fundit, Daja deklaroi: “Është e vërtetë. Sot morëm edhe konfirmimin për Përndrecën, por kjo çështje nuk varet nga unë. Nëse Përndreca do të jetë apo jo lojtar i Dinamos, do ta mësoni në orët e ardhshme përmes faqes së klubit”.


Shtuar 31.08.2026 23:47

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisartemisbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetartemisbetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbet