Eric Garcia është shfaqur si një nga objektivat kryesorë të Paris Saint-Germainit për afatin kalimtar të verës së vitit 2027, me klubin francez që po përgatit një ofertë të rëndësishme për mbrojtësin e Barcelonës.
Të lidhura
None found
Sipas ElDesmarque, kampionët e Francës mund të ofrojnë deri në 70 milionë euro për të bindur klubin katalunas ta transferojë futbollistin spanjoll.
Pavarësisht raportimeve, deri në këtë fazë nuk ka ende një ofertë zyrtare të dorëzuar te Barcelona dhe bëhet fjalë vetëm për një mundësi që mund të konkretizohet më vonë.
Luis Enrique e çmon veçanërisht Eric Garcian dhe e konsideron atë një lojtar me potencial për t’iu bashkuar projektit të PSG-së. Trajneri spanjoll ka punuar më herët me të, pasi e kishte grumbulluar në përfaqësuesen e Spanjës për Kampionatin Evropian të vitit 2020 dhe Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Interesimi i Paris Saint-Germainit lidhet edhe me fleksibilitetin e Garcias, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës, në krahun e djathtë të mbrojtjes apo si mesfushor defensiv. Te Barcelona, në këto role e ka aktivizuar trajneri Hansi Flick.
Në sezonin 2025/26, Garcia zhvilloi 3,953 minuta në ndeshjet zyrtare, duke qenë futbollisti i repartit të fushës me më shumë minuta në skuadrën katalunase.
Prania e tij në kaq shumë role i ka dhënë Flickut mundësinë të riorganizojë mbrojtjen pa qenë e nevojshme të bëjë gjithmonë zëvendësime.
Eric Garcia ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2031. Për këtë arsye, klubi katalunas ndodhet në një pozicion të favorshëm në negociata nëse interesimi i PSG-së shndërrohet në një ofertë zyrtare.





