PSG ka arritur të marrë një fitore lehtësisht përballë Reims në “Parc des Prices” në kuadër të javës së 22 të Ligue 1.
Vendasit arritën ta zhbllokonin rezultatin në fundin e pjesës së parë me mesushorin, Verrati duke shkuar në pushim me avantazhin minimal.
Në pjesën e dytë ishte momenti për golin e parë të Ramos me fanellën e PSG-së dhe i dyti për “parisienët” në këtë ndeshje në miunutën e 62.
Vetëm 5 minuta më vonë do të vinte edhe goli i tretë i cili ishte një autogol nga Faes. Në minutën e 75 do të vinte edhe i 4 dhe i fundit për këtë ndeshje nga Danilo.
PSG me këtë fitore forcon kreun me 53, plot 11 pikë nga Nice ndjekëse dhe Reims në vendin e 14 me 24 pikë. r.t/albeu.com
PSH