Frenkie de Jong “heroi” i Barcelonës, i jep fitoren skuadrës në minutat e fundit ndaj Alaves (VIDEO)

Barcelona është përballur ditën e sotme në transfertë me Alaves ku ka arritur të fitojë me rezultatin minimal.

“Katalanasit” ka dominuar thuajse të gjithë ndeshjen, por goli rezultoi shumë i vështirë për t’u shënuar.

Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim pa gola, në të dytën ekipi i Xavi-t shtoi akoma më shumë presionin, por goli do të vinte vetëm në minutën e 87 me mesfushorin, Frenkie de Jong.

Ky gol do t’i jepte 3 pikët Barçës e cila tanimë ngjitet në vendin e 5 me 35 pikë, ndersa Alaves në vendin e parafundit me 17 pikë. r.t/albeu.com


Shtuar 23.01.2022 22:53