PSG fiton Superkupën e Francës

PSG ka nisur vitin 2024 me trofe, duke mposhtur Toulousen me rezultatin 2-0 në finalen e Superkupës së Francës, në ndeshjen e zhvilluar në “Parkun e Princave”.

Lee Kang-In realizoi qysh në minutën e tretë për epërsinë fillestare të vendasve ndersa Kylian Mbappe dyfishoi epërsinë në minutën e 44-të të takimit.

Pjesa e dytë e ndeshjes ka vazhduar me dominim të qartë të PSG, por gola shtesë nuk janë shënuar.

Me këtë fitore të mrekullueshme, PSG ka filluar vitin 2024 me një fitore të rëndësishme duke treguar se do të vazhdojë të dominojë në skenën futbollistike franceze. /albeu.com/


Shtuar 3.01.2024 23:50