Një tjetër veprim i diskutueshëm ka ardhur nga mbështetësit e klubit rus Zenit, të cilët sërish kanë përdorur një mesazh të qartë për të kontestuar shtetësinë e Kosovës, duke e paraqitur atë si territor serb.
Gjatë sfidës së luajtur kundër ekipit me prirje të forta nacionaliste, Yllit të Kuq, tifozët e skuadrës ruse nuk ngurruan të vijonin fushatën e tyre kundër pavarësisë së Kosovës.
Të lidhura
None found
Në pëlhurën e parë të ekspozuar në tribuna lexohej “Kosova është Serbi”, ndërsa një tjetër përcillte porosinë “Jetë të gjatë Rusisë dhe Serbisë”, duke reflektuar lidhjet e forta midis dy vendeve.
Nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, pasi ekipet ruse shpesh përforcojnë mesazhe të ngjashme anti-Kosovë në përballjet me formacionet serbe, si pasojë e raporteve të ngushta që vazhdojnë të karakterizojnë marrëdhëniet mes Moskës dhe Beogradit.
