Prishtina dhe Dukagjini përballen sonte në sfidën përmbyllëse të javës së tetë

Java e tetë e Albi Mall Superligës së Kosovës përfundon sonte me përballjen mes Prishtinës dhe Dukagjinit. Takimi do të luhet në stadiumin “Kampioni Nacional” dhe do të nisë në orën 18:00.

Të lidhura

None found

Ky është dueli i fundit i kësaj xhiroje, e cila deri tani është karakterizuar nga rezultate të ngushta, me tri nga katër ndeshjet e zhvilluara që janë mbyllur me fitore minimale.

Vushtrria fitoi 1-0 ndaj Gjilanit, ndërsa Malisheva mori një triumf të rëndësishëm në transfertën kundër Dritës, po me rezultatin 1-0.

Me tri pikë nga udhëtimi u largua edhe Ballkani, që në Podujevë mposhti Llapin 1-0.

Përballja mes Drenicës dhe Feronikelit ishte e vetmja që përfundoi pa fitues, pasi skuadrat barazuan 2-2.

Në sfidën e mbrëmjes, Prishtina dhe Dukagjini do të kërkojnë ta përmbyllin javën e tetë me një rezultat pozitiv.


Shtuar më 11.10.2026 09:33