Mourinho hesht pas fitores ndaj Villarrealit: Synon të jetë në stol ndaj Sevillas dhe Barcelonës

José Mourinho nuk u paraqit në konferencën për shtyp pas fitores 1-0 të Real Madridit kundër Villarrealit.

Të lidhura

None found

Tekniku portugez ishte i irrituar nga vendimet e arbitrit dhe zgjodhi të mos fliste para gazetarëve, pasi kishte frikë se fjalët e tij mund të sillnin një pezullim.

“Marca” raportoi se Mourinho dëshironte të shmangte çdo deklaratë që mund të rrezikonte praninë e tij në pankinë gjatë dy ndeshjeve të ardhshme.

“Nuk do të flas, sepse dua të jem në stol kundër Sevillas dhe Barcelonës”, mësohet të ketë deklaruar ai pas përfundimit të takimit.

LaLiga bëri të ditur në stadiumin “Santiago Bernabéu” se trajneri i Real Madridit nuk do të merrte pjesë në konferencë, pasi nuk ishte shfaqur 40 minuta pas përfundimit të ndeshjes. Asnjë futbollist i ekipit madrilen nuk u paraqit për të folur me mediat.

Përjashtimi i Viniciusit acaroi Mourinhon

Pakënaqësia e Mourinhos ndaj gjyqtarit Díaz de Mera u vu re gjatë gjithë përballjes, ndërsa vendimi që e zemëroi më shumë ishte kartoni i kuq i dhënë për Viniciusin pas incidentit me tërheqjen e flokëve të Salibas.

Trajneri portugez kishte kritikuar arbitrimin edhe pas derbit të qytetit, ku sipas tij Atlético Madridi duhej ta mbyllte takimin me nëntë lojtarë. Episodet e ndodhura ndaj Villarrealit duket se e kanë thelluar edhe më tej pakënaqësinë e tij.

Një tjetër vendim i diskutuar ishte anulimi i golit të Viniciusit, i cili më pas u ndëshkua edhe me karton të kuq. Këto episode shkaktuan polemika të shumta dhe rritën tensionin pas ndeshjes.

Pavarësisht zemërimit, Mourinho vendosi të mos prononcohej, duke synuar të shmangte ndonjë masë tjetër disiplinore.

Konferenca e ardhshme e tij është parashikuar të zhvillohet të martën, përpara sfidës së Ligës së Kampionëve kundër Romës. Sipas “Marca”-s, edhe në atë rast ai mund të mos komentojë polemikat e krijuara në ndeshjen me Villarrealin.


Shtuar më 11.10.2026 09:15