Prezantohet lojtari 70 milionësh i Chelsea: Jam këtu për të fituar gjithçka

Chelsea ka thyer rekordin e shpenzimeve britanike për një merkato transferimesh pas nënshkrimit të lojtarit 70 milionë paund, Wesley Fofana nga Leciester City.

Fofana, 21 vjeç, i bashkohet klubit të Stamford Bridge me një kontratë shtatëvjeçare. Para ardhjes së francezit, Chelsea kishte shpenzuar tashmë 193.1 milionë paund për lojtarët.

Shpenzimet e tyre tani do të jenë 263 milionë paund pas ardhjes së qendërmbrojtësit.

“Dy ditët e fundit kanë qenë ditë vërtet të mëdha për mua dhe jam shumë i lumtur. Jam stërvitur këtë mëngjes me ekipin dhe është një ëndërr për mua. Jam shumë i emocionuar që filloj të luaj për tifozët dhe klubin.

Unë jam këtu për të fituar trofe, Champions League, Premier League, FA Cup, Carabao Cup, gjithçka.

Erdha këtu për të fituar dhe klubi është ndërtuar për të fituar trofe, kështu që unë jam këtu për të vazhduar këtë”, u shpreh ai./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.08.2022 14:57