Pranon ulje të pagës, Dembele pranë rinovimit të kontratës me Barcelonën

Ousmane Dembele është afër ta rinovojë kontratën me Barcelonën duke pranuar kushtet e “Blaugranëve” për ulje të pagës shkaku i vështirësive ekonomike.

Sipas “Mundodeportivo.com”, Barcelona është optimiste për negociatat me Dembelen dhe për uljen e pagës së tij.

Artikulli sugjeron se agjenti i Dembeles, Moussa Sissoko është në diskutime me Barcelonën dhe këto bisedime ka të ngjarë të rezultojnë në rinovimin e tij me ulje page pas formës së tij jo-konsistente dhe lëndimeve të shumta të tij.


Shtuar 3.08.2021 11:29