Autobusi me turistë rusë përmbyset në rrugë, tre të vdekur, plagosen 16 persona

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave dhe plagosjen e 16 të tjerëve është shënuar ditën e djeshme në Antalia të Turqisë.

Një autobus i mbushur me turistë rus ka pësuar një aksident teksa udhëtonte nëpër shtetin turk.

Autobusi ishte duke udhëtuar në autostradën D-400 në Manvgat, në momentin kur u përplas me trafik-ndarëset dhe më pas doli në korsinë e kundërt duke u përmbysur në rrugë.

Disa ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes duke iu dhënë ndihmën e parë të plagosurve, të cilët janë dërguar në spital, ndërsa nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre.


Shtuar 3.08.2021 11:21