Tottenham shumë pranë transferimit të yllit të Serie A

Tottenhami po punon për të përfunduar transferimin e Cristian Romeros.

Sipas Fabrizio Romanos, Spurs kanë bërë një ofertë 50 milionë euro për yllin argjentinas.

Atalanta pritet të pranojë ofertën e skuadrës së Premierligës pasi që Barca është tërhequr nga gara.

Mbrojtësi argjentinas ka pranuar kushtet personale me klubin dhe do të nënshkruaj një kontratë të re deri në vitin 2026.

Romero ka qenë i jashtëzakonshëm në triumfin e Argjentinës në Kupën e Amerikës gjatë kësaj vere.


Shtuar 3.08.2021 11:46