Policia largon me dhunë tifozët e Man United nga “Old Trafford” (VIDEO)

Tifozët e Manchester United janë të revoltuar dhe kanë shpërthyer në protestë.

Hyrja e tyre brenda ambienteve të Old Trafford ka bërë që ndeshja me Liverpoolin të shtyhet për orar të pacaktuar.

 

 

Policia tashmë me dhunë po i largon tifozët nga stadiumi.

Ende nuk ka konfirmim, por ndeshja mund të zhvillohet nga ora 18:30.


Shtuar 2.05.2021 17:48