Triumfi 0-2 ndaj Korabit në transfertë ishte një tjetër dëshmi e formës së mirë që po kalon Pogradeci. Skuadra liqenore vijon të ruajë ritmin dhe nuk po tregon shenja të tërheqjes në garën për ngjitjen në elitë.
Pas përfundimit të javës së 5-të të Kategorisë së Parë, ekipi i drejtuar nga Emiljano Çela ndodhet në krye të renditjes me 11 pikë. Besa, që e ndjek nga pas, ka grumbulluar një pikë më pak.
Të lidhura
None found
Pogradeci ka publikuar edhe një postim ku vëmendja përqendrohet te pozicioni i skuadrës në tabelë. Mesazhi pasqyron jo vetëm rezultatet pozitive të deritanishme, por edhe ambicien e pogradecarëve për të mos njohur rivalë dhe për të dhënë maksimumin në rrugëtimin drejt Superiores.
Takimi i ardhshëm do të zhvillohet në shtëpi kundër Sopotit. Përballja është planifikuar të luhet më 17 tetor, në orën 13:30, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.






