Pochettino ka humbur besimin e drejtuesve të PSG-së, shkak United

Maurcio Pochettino ka humbur besimin në dhomën e zhveshjes të PSG-së pas lidhjeve të tij me Manchester United.

Pochettino besohej të ishte i etur për një lëvizje në Old Trafford pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, por asnjë lëvizje nuk u materializua dhe Ralf Rangnick u emërua si shef kujdestar.

Sipas “Todofichajes”, drejtuesit e skuadrës franceze tashmë po e shohin me dyshim të ardhmën e argjentinasit.

PSG ishin aq të sigurt sa Pochettino do të largohej nga klubi sa që kishin kontaktuar Zinedine Zidane për ta zëvendësuar atë, por vendimi i tij për të qëndruar tani ka shkaktuar tension në mesin e lojtarëve të vjetër.


Shtuar 8.12.2021 11:40