Publikohet videoja, momenti kur stafi i qeverisë Johnson tallet me masat anti-Covid

Në një video të publikuar nga ITV shihet stafi i lartë  nr 10 duke u tallur për mbajtjen e një feste Krishtlindjesh, ndërsa vendi ishte në bllokim gjatë vitit të shkuar.

Videoja e datës 22 dhjetor së vitit 2020 është një provë e një konference për shtyp në Downing Street, të cilën Stratton supozohej ta drejtonte, dhe stafi në sallë po bën pyetje imagjinare për ta ndihmuar atë të përgatitet, transmeton Telegrafi.

“Sapo pashë raportime në Twitter se kishte një festë Krishtlindjesh në Downing Street të premten mbrëma, a jeni në dijeni?”, pyeti një nga të pranishmit, një këshilltar i kryeministrit britanik Ed Oldfield.

“Shkova në shtëpi”, përgjigjet Stratton duke qeshur, përpara se të vijë në vete dhe thotë “prit”. Pas një pauze të gjatë, Oldfield pyet “A e miratoi kryeministri festën e Krishtlindjeve,” dhe Stratton qesh, duke parë dyshemenë, përpara se të pyesë “Cila është përgjigja?”

Stafi më pas përpiqet të ndihmojë zëdhënësen e ish-kryeministrit për të formuluar një përgjigje. “Nuk ishte një festë, ishte djathë dhe verë,” përgjigjet njëri.

“A janë djathi dhe vera në rregull?”, pyet Stratton. Në atë moment, një anëtar i stafit që komentonte djathin dhe verën, dukej se tha “Jo… shaka”.

Stratton shton “Ishte një takim pune”, ndërsa qesh përsëri.

Shini videon duke klikuar KËTU