Po has vështirësi te Barcelona, Arsenali rikthen interesin për Coutinhon

Mesfushori Brazilian i Barcelonës, Philipe Coutinho  nuk ka arritur dot të gjejë formën e tij më të mirë te Barcelona dhe në fund të sezonit mund të largohet.

I rikthyer nga Bayern Munchen i cili ishte në formë huazimi, mesfushori nuk ka arritur të bindë trajnerin Ronald Koeman.

Sipas “Daily Express”, Arsenal ka rikthyer interesimin për ish yllin e Liverpoolit, pasi dështuan të nënshkruajnë me të në verën e vitit 2020.

Sidoqoftë, lëvizja e Coutinhos do shihet si opsion vetëm nëse mesfushori Martin Odegaard rikthehet te Real Madrid.

Norvegjezi ka impresionuar me “Topçinjtë” dhe Arteta është duke provuar të bind klubin ta kompletojnë transferimin.

Odegaard gjithashtu shihet si opsion më i lirë për Artetan, me Real Madridin që e vlerëson rreth 30 milionë euro, derisa Coutinho do kushtojë 50 milionë euro që të largohet nga “Camp Nou”. /albeu.com/


Shtuar 23.03.2021 08:31