Pique fajëson hedhjen e monedhës që përcakton se kush gjuan i pari penalltinë për humbjen e Spanjës nga Italia

Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique beson se nuk është e drejtë që hedhja e monedhës të përcaktojë se kush do ta ekzekutojë penalltinë e parë, duke pasur parasysh që ata që fillojnë të parët zakonisht fitojnë.

Italia rezervoi një vend në finalen e Euro 2020, pasi mundi Spanjën me penallti në gjysmëfinale në stadiumin “Wembley”.

“Nuk është rastësi që në katër ndeshje në EURO 2020 dhe Kupën e Amerikës fituan skuadrat që i ekzekutuan të parët penalltitë,” shkroi mbrojtësi i Spanjës në “Twitter”.

“Statistikat thonë se kush fillon i pari ka më shumë mundësi dhe në një turne si ky dhe nuk më duket e drejtë që një hedhje monedhe të bën të fillosh me një disavantazh.”, thekso Pique.

Alvaro Morata humbi penalltinë vendimtare për Spanjën, ndërsa Jorginho e gjuajti penalltinë vendimtare që ia siguroi Italisë finalen, përcjellë KosovaPress.

Italia do të përballet me Anglinë ose Danimarkën në finale në stadiumin “Wembley” të dielën më 11 Korrik.


Shtuar 7.07.2021 19:23