Evra për “Topin e Artë”: Jam i lodhur duke ia dhënë Messit, ja kush e meriton

Patrice Evra tha se është i mërzitur duke shikuar Lionel Messin ta fitojë “Topin e Artë”.

“Sipas mendimit tim, ky “Top i Artë” është për Kanten ose Jorginhon… Unë jam i lodhur duke ia dhënë Messit”.

“Çfarë fitoi ai vitin e kaluar? Mirë, Copa America [me Argjentinën]. Me Barcelonën,  çfarë bëri ai?”, deklaroi francezi.

Në garë me Messin, Kante dhe Jorginho për “Topin e Artë” janë edhe emra si Karim Benzema, Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo. /albeu.com/


Shtuar 15.10.2021 22:50