Pas Tottenhamit, dyshohet se Covid-19 ka prekur edhe klubin tjetër të Premier League

Norwichi është përballur me disa raste të dyshimta për koronavirus para ndeshjes së Premier Leagues kundër Manchester United, ka thënë të premten trajneri Dean Smith.

Skuadra që po lufton për mbetje në elitën e futbollit anglez luajti kundër Tottenhamit të dielën, para se klubi nga Londra veriore të njoftonte për shpërthimin e koronavirusit brenda lojtarëve dhe stafit.

Si rezultat i 13-të rasteve pozitive me koronavirus, Tottenhamit iu shtynë dy ndeshje.

“Dy lojtarë të Tottenhamit kanë bërë teste shtesë për Covid-19. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, por ata “nuk janë ndjerë mirë”, ka thënë trajneri.

8 lojtarë të Tottenhamit dhe pesë persona të stafit dolën pozitiv me Covid-19 ditë më parë. Tottenhami nuk e zhvilloi të enjten ndeshjen kundër Rennesit, ndërsa u shty edhe dueli i së dielës në Premier League kundër Brightonit. Qendra stërvitore e Tottenhamit është mbyllur për parandalim të përhapjes së virusit.Milot Rashica nuk luajti në duelin e kaluar për Norwichin për shkak se është i lënduar.


Shtuar 10.12.2021 19:50