Para portës nuk “falte”, shikoni golat më të bukur Gerd Mylerit

Kto janë disa nga momentet epike kur Gert Myler ndodhej para portës, dhe me instiktin e tij vrastar i shënonte kundërshtarit.

Legjenda e botës së futbollit u nda sot nga jeta në moshën 75-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Myler vuante prej gjashtë vitesh nga sëmundja e pakurueshme e Alzheimerit (forma më e zakonshme e dementias).

Gjermani ka qenë një nga golashënuesit më të mëdhenj të historisë të futbollit, teksa kishte një instik vrastar para portës. Ai realizoi plot 365 gola në 427 ndeshje të luajtura në Bundesliga, teksa në kompeticionet evropiane shënoi 66 gola në 74 përballje. Rekord edhe me “Pancerat”, me të cilët në 62 ndeshje e gjeti plot 68 herë rrugën e rrjetës.

Me stil unik të lojës dhe një instinkt të jashtëzakonshëm për golat, Myleri arriti rekord pas rekordi: në sezonin 1971/72, bomber gjerman shënoi 40 gola të Bundesligës. Një rekord që zgjati 49 vjet dhe u thye me vetëm  një gol nga Robert Levandovski sezonin e kaluar./albeu.com

 


Shtuar 15.08.2021 14:41