Ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele u tall me legjendën e futbollit francez, Marcel Desailly, duke i bërë jehonë asaj që ai tha se Kylian Mbappen do të transferohej në Ligën Saudite.
Desailly supozoi se Mbappe do të vuante nëse do të kalonte në Real Madrid dhe për këtë arsye, hapi më i mirë për të do të ishte kalimi në Ligën Saudite, sipas këndvështrimit të tij.
Mbrëmjen e së hënës u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët në Ligue 1, ku Mbappe fitoi çmimin e lojtarit më të mirë, gjatë së cilës foli edhe për çështje të ndryshme dhe më pas u shfaq Dembele.
Dembele u pyet për destinacionin e ardhshëm të Mbappe, për të cilën ai u përgjigj: “Desailly e tha këtë. Mbappe do të kalojë në Ligën Saudite”. Më pas kamera kapi Mbappen duke qeshur me atë që tha bashkëlojtari i tij.
Sa i përket vetë Mbappes, ai tha për destinacionin e tij të radhës: “Kapitulli i ri në karrierën time do të jetë shumë emocionues”.
Ai përfundoi: “Dua të falënderoj të gjithë në Paris Saint-Germain dhe të falënderoj presidentin (Nasser Al-Khelaifi). Do të më mungojnë të gjithë”. /Telegrafi/