Nuk u pa në TV, Ronaldo përshëndet tifozët e Atalantas pas përfundimit të ndeshjes

CR7 ishte heroi i Manchester United duke realizuar dopietë në barazimin 2-2 ndaj Atalantës.

Pas dy golave të realizuar, Ronaldo dukej mjaft i lumtur dhe bëri një gjest interesant teksa shkoi në dhomat e zhveshjes.

Sipas gazetarit, Brad Cox, Cristiano Ronaldo përshëndeti dhe ia dërgoi një puthje ultrasve të Atalantës teksa po ecte për në dhomat e zhveshjes.

E gjithë kjo erdhi pasi ata fishkëllyen lojtarin gjatë gjithë ndeshjes. /albeu.com/


Shtuar 2.11.2021 23:36