Mauricio Pochettino u ka kujtuar të gjithëve se sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja është një lojtar që vlerësohet shumë te Chelsea.
21-vjeçari shqiptar nuk ka luajtur ende një ndeshje për “Blutë” e Londrës që kur Mauricio Pochettino mori drejtimin si trajner në verë, pasi u dëmtua në dhjetorin e 2022-shit.
Megjithatë, klubi konfirmoi sot në faqen e tyre zyrtare se Broja tani është në fazat e fundit të procesit të rehabilitimit.
Pochettino foli gjatë konferencës për shtyp të kësaj të premteje Brojën, ndërsa theksoi se i kanë sytë nga shqiptari.
“Ne po i mbajmë sytë nga Armando Broja sepse mendoj se nuk mund ta harrojmë atë.”-tha trajneri.