Nuk ia doli verën e kaluar, Guardiola i bindur se do ta transferojë mesfushorin te Man City këtë verë

Manchester City ka vendosur të punojë për të përmirësuar më tej skuadrën e tyre duke filluar nga 1 korriku, datë në të cilën hapet merkato e verës në të cilën kampioni aktual evropian do të kërkojë të marrë shërbimet e brazilianit Lucas Paqueta.

Ideja e skuadrës angleze, sipas informacioneve të fundit, është të tentojë transferimin me çdo kusht të mesfushorit brazilian nga West Ham United, për të plotësuar vendin bosh të lënë nga Bernardo Silva, i cili po kërkohet nga skuadra si Barcelona dhe PSG.

Të lidhura

None found

Lucas Paqueta është bërë një nga lojtarët më të shquar në Premier League me West Ham, duke përmirësuar veçanërisht performancën e tij individuale me fanellën e ekipit Hammer.

Braziliani është i vetëdijshëm për mundësinë e madhe për të fituar trofe nëse i bashkohet Manchester Cityt, pasi këta të fundit sezonin e kaluar kanë fituar tripletën, ndërsa janë duke e dominuar Ligën Premier që disa vite rresht.

Çekanët u kanë bërë me dije Citizens se nëse duan ta transferojnë lojtarin, ata duhet të paguajnë së paku 100 milionë euro.

Guardiola tentoi edhe verën e kaluar që të merrte shërbimet e Paqetas, por që West Hami nuk hoqi dorë nga shuma e kërkuar, por këtë verë pritet të jetë ndryshe. /Telegrafi/


Shtuar 20.03.2024 21:13