Newcastle “peshkon” në Itali

Newcastle United shpreson ta bëjë Robin Gosens të Atalantas nënshkrimin e tyre të fundit në janar dhe po përgatit një ofertë për t’ia bërë skuadrës së Serie A.

Pasi kanë marrë Kieran Trippier nga Atletico Madrid dhe Chris Wood të Burnley-t tashmë këtë dimër, shpenzimet e Magpies po mendohen tw shtrihen edhe nw Seria A.

“Sky Sport Italia” tani po raporton se klubi në vështirësi në Premier League mund të kërkojë të bëjë një ofertë zyrtare këtë muaj në një përpjekje për të joshur Gosens.

Mendohet se paga e gjermanit të shkojë deri në rreth 3.5 milionë euro në vit, më shumë se trefishi i asaj që paguhet aktualisht në Atalanta.

Raporte të tjera në Itali thonë se Atalanta nuk ka në plan të lërë Gosens të largohet nga klubi këtë janar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.01.2022 15:42