Neuer, deri në vitin 2025

Në moshën 35-vjeçare, Manuel Neuer mbetet i padiskutueshëm te Bayern dhe bisedimet për vazhdimin e kontratës së tij, e cila përfundon në vitin 2023, deri në vitin 2025 po shkojnë ashtu sic duhet , thotë ‘Sport1’.

Ai nga Gelsenkirchen e sheh tërheqjen larg. Kjo bie ndesh me aspiratat e Aleksandër Nübelit.

Portieri premtues është i huazuar te Monaco, pasi në Mynih nuk ka asnjë boshllëk dhe në një intervistë të fundit në ‘Kicker’ ka pranuar se do të dëshironte të rikthehej te Bayer. Sigurisht, për aq kohë sa është për të luajtur rregullisht. r.t/albeu.com


Shtuar 17.11.2021 11:09