“Ne fluturojmë”, Ibra dhuron show nga një lartësi e madhe (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer të shijojë pushimet pas operacionit dhe menjëherë ka gjetur mënyrën për të frikësuar tifozët e Milanit.

Në një video të postuar sot pasdite, suedezi është parë teksa hidhet nga Yacht i tij me këmbën e operuar të izoluar nga një fasho elastike.

Një hedhje e frikshme ajo e tij nga një lartësi e madhe dhe sidomos duke kaluar pjesën e rrethuar vetëm për pak nga kërcimi i tij…

Në postimin e tij në Instagram Ibrahimovic shkruan edhe “We fly”, pra “Ne fluturojmë”.


Shtuar 27.06.2021 22:19

Tags: ,