Ndihmësi i Artetës: Vinicius Junior ishte në listën e Arsenalit

Arsenali e kishte konsideruar transferimin e Vinicius Junior gjatë merkatos së fundit, ka bërë të ditur Miguel Molina, pjesë e stafit të trajnerit Mikel Arteta.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për Radio MARCA, anëtari i ekipit teknik të klubit londinez konfirmoi se sulmuesi i Real Madridit ishte një prej alternativave të shqyrtuara nga Arsenali, përpara se futbollisti brazilian të zgjaste marrëveshjen me “Los Blancos”.

“Po, ishte një nga emrat që ndodhej në tavolinë”, u shpreh Molina, teksa u pyet për interesimin e Arsenalit ndaj Viniciusit.

Molina foli edhe për karakteristikat e Artetës si drejtues i skuadrës, duke e cilësuar atë si një trajner shumë intensiv, kërkues dhe tërësisht të angazhuar në punën e tij.

“Ai mbërrin i pari dhe largohet i fundit. Është tepër intensiv dhe një njeri jashtëzakonisht kërkues”, deklaroi ai.

Gjithashtu, Molina nënvizoi aftësinë e trajnerit spanjoll për të marrë më të mirën nga lojtarët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Duke përshkruar situatën në dhomën e zhveshjes së Arsenalit, ai tha se lidhja e fortë mes futbollistëve dhe ndjenja e miqësisë përbëjnë disa prej pikave më të rëndësishme të ekipit.

Sipas Molinës, te klubi londinez besohet se objektivi dhe interesi i skuadrës duhet të qëndrojnë gjithmonë mbi çdo çështje tjetër.


sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet