Ndeshja me Tottenham, Arteta: Arsenali synon të jetë më i miri në Angli, jo në Londër

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur në prag ndeshjen me rivalët e qytetit, Tottenham. Ai gjithashtu shpalosi edhe objektivat e klubit.

Arsenali dhe Tottenham do të ndeshen në “Emirates” në kuadër të javës së 28 të Premier League.

Arsenali kërkon të ngjitet në tabelë dhe sipas programit të Premierligës i ka disa ndeshje të vështira.

“The Gunners” pas Tottenhamit, do kenë përballë skuadrat e West Ham dhe Chelsea, por Arteta nuk shqetësohet nga ky fakt.

Kur u pyet nëse skuadra e tij është më e mira ne Londër, ai dha një përgjigje interesante.

“Jo! Ne duam të jemi më të mirët, jo në Londër”, tha ai.

“Ne duam të jemi më të mirët në Ligë”, shtoi ai.

” Ky është standardi që duhet të përpiqemi të arrijmë për shkak të pritjes që kemi dhe asaj që ky klub ka bërë gjatë viteve”, tha Arteta.

“Nuk jam i interesuar për Londrën. Jam i interesuar për të ligën dhe për të qenë më i miri në këtë vend”, përfundoi Mikel Arteta. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2021 10:40