Napoli nuk përballon të “ftohtin” e Moskës, pjesa e parë mbyllet 2-0 (VIDEO)

Pjesa e parë në Rusi midis Spartak Moscow dhe Napolit ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favorin e vendasve.

Sobolev zhbllokoi rezultatin në minutën e 3’ nga pika e bardhë e penalltisë dhe në minutën e 28’ ishte përsëri Sobolev që dërgoi golin në rrjetë pas një asistimi të Victor Moses.

Loja ka qënë pothuajse e barabartë me shumë raste nga të dyja ekipet./h.ll/albeu.com


Shtuar 24.11.2021 17:19