Napoli mposht bindshëm Lazion, i shënon 3 gola në 20 minuta (VIDEO)

Napoli i ka shkaktuar një humbje të thellë Lazios në “Diego Armando Maradona Stadium” në kuadër të javës së 14 të Serie A.

Vendasit e nisit furishëm duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 7 me mesfushorin Zielinski dhe vetëm 3 minuta më vonë dyfishojnë me Mertens.

Do të jetë sërish sulmuesi belg që do shënojë golin e tretë për Napolin dhe të dytin personal në minutën 29 duke i dhënë një goditje të fortë ekipit të Sarrit.

3-0 është rezulati përfudimtar i 45 minutave të para, ndërsa e dyta nis me një Lazio e cila tenton të bëjë diçka, por Napoli e administron mirë lojën dhe në minutën e 85 shënon edhe golin e 4 me Ruiz.

Me këtë fitore Napoli shkëputet me trë pikë në krye, ndersa Lazio bie në vendin e 8. /albeu.com

 


Shtuar 28.11.2021 22:41