Mourinho nis ironinë me gazetarët: Nuk do flas se ju jeni të mirë

Roma do të luajë në ditën e nesërme ndaj Fiorentinës, për të nisur kështu rrugëtimin në Serinë A me Jose Mourinho në krye. Trajneri portugez e shijon shumë vëmendjen e kushtuar karshi tij dhe në Itali kanë simpati të veçantë për të. Sidomos nëse flasim për konferencat për shtyp, atje ku Mourinho nxjerr jo pak tituj të forta me deklaratat e tij.

Vetëm sa ka nisur dhe portugezi paralajmëron spektaklin e vërtetë, brenda dhe jashtë fushës. Teksa po fliste për ndeshjen kundër Fiorentinës, në një moment Mourinho është shprehur se i kanë munguar konferencat në Itali.

“Kur unë isha në Angli, gjithmonë bisedoja me ndihmësit e mi. Më mungonin konferencat e shtypit në Itali pasi në Anglia diskutojnë dhe duan vetëm polemikat. Por tani që jam në Itali, nuk dua të flas shumë për taktikat pasi e di se ju jeni kaq shumë të mirë për këtë pjesë”, tha mes ironisë Murinjo.


Shtuar 21.08.2021 18:20