Vllaznia triumfoi ndaj Dinamos në javën e 6-të të Abissnet Superiores, falë një goli spektakolar të Edon Muratajt në minutën e 31-të.
Të lidhura
None found
Pas ndeshjes, mesfushori ofensiv foli për mediat dhe, në mënyrë të tërthortë, iu referua edhe ish-trajnerit të skuadrës shkodrane, Edi Martinit.
“Mendoj se u përgatitëm shumë mirë për përballjen me Dinamon. Trajneri arriti të hyjë mirë te grupi dhe sot luajtëm të organizuar e kompakt si skuadër. Shyqyr që fituam, sepse tri pikët janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër.
Trajneri i ri ka sjellë shumë energji pozitive dhe një frymë tjetër në ekip. E nisëm takimin me dëshirën për të luftuar dhe me një qasje pozitive, gjë që u reflektua edhe në fushë.”






