Mposhti bindshëm Man United, “citizens” bëhen skuadra që ka triumfuar më së shumti në “Old Trafford”

Manchester City nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren ditën e sotme përballlë Manchester United në “Old Trafford” në kuadër të javës së 11.

Fillimisht ndeshja u zhbllokua me një autogol të Bailly dhe në fundin e pjesës së parë, Bernardo Silva shënon edhe golin e dytë që do të vuloste ndeshjen.

Me këtë triumf skuadra e Pep Guardiolas regjistron fitoren e tetë kundër “Djajve të Kuq” në “Teatrin e Ëndrrave”, duke u bërë kështu skuadra me më shumë fitore në këtë stadium se çdo skuadër tjetër e  Premier League në histori. r.t/abcnews.al


Shtuar 6.11.2021 16:52