Mourinho: Frymë fantastike, Roma më e mirë e sezonit

Roma dominon në Bergamo . Skuadra e Jose Mourinhos mundi Atalantën 4-1 falë një dygolëshi të Abrahamit dhe golave ​​të Zaniolo dhe Smalling.

Një Romë perfekte, më e mira e sezonit dhe tani pesë pikë larg vendit të katërt. Në fund të ndeshjes Mourinho foli me mikrofonat e Daznit për të komentuar ndeshjen.

Roma më e mirë e sezonit?
Mendoj se po, tregova një shpirt fantastik. E dinim që nuk mund të kishim kontrollin total të ndeshjes kundër Atalantës, skuadra ishte vërtet e fortë nga të gjitha këndvështrimet,” tha ndër të tjera Mou.

I shikoni skuadrat përpara në renditje?
“Një gjë është të përmirësosh ekipin, një gjë është të bësh ndryshime urgjente. Duhet të rikuperojmë të lënduarit, por kjo lojë sjell mentalitet dhe lojtarët duhet ta kuptojnë këtë.” /albeu.com


Shtuar 18.12.2021 18:26