Modric sfidon moshën: Jam 35, por ndjehem sikur jam 27

Luka Modric këmbëngul se ai është i aftë për të qenë në nivele të larta edhe psë është në moshën 35 vjecare.

Kroati pas ndeshjes me Atalantën shprehet se, skuadra duhet të vazhdojë me këto përformanca të mira për të arritur sa më lart të jetë e mundur në Champions League.

“Unë jam 35 vjeç por ndihem sikur jam vetëm 27,” i tha Luka Modric Movistar pas ndeshjes. “Ndihem shkëlqyeshëm.

“Ju nuk duhet ta shikoni moshën, gjithçka ka të bëjë me atë se si ne performojmë në fushë, pavarësisht nga mosha. Unë jam akoma i uritur për më shumë, për të vazhduar të luaj në nivelin më të lartë dhe ndihem shkëlqyeshëm”, u shpreh ai.

Kroati bëri një ndërhyrje vendimtare kur portieri i Atalanta u përpoq të largonte topin. Mesfushori ia dha topin Benzema i cili edhe shënoi gol. /albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 09:32